Ballina Aktualitet

Spiropali takim me presidentin Steinmeier

TIRANË, 12 qershor/ATSH/ Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali zhvilloi sot një takim me Presidentin Federal të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.

Takimi u zhvillua pas përfundimit të ditës së parë të Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës (URC2024), ndërkohë që i pranishëm ishte edhe ministri i Industrive Strategjike të Ukrainës, Alexander Kamyshin.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndodhet në Berlin ku po merr pjesë në punimet e Konferencës së Rimëkëmbjes së Ukrainës.

Në fjalën e mbajtur dje në këtë konferencë, Spiropali nënvizoi kërcënimin që lufta në Ukrainë paraqet për paqen dhe sigurinë globale, si dhe nevojën urgjente për të dalë me një projekt konkret për të mundësuar rimëkëmbjen e Ukrainës. /m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProblematikat e humbjes së dëgjimit, takim në Akademinë e Shkencave
Artikulli tjetërBegaj takon Kurtin: Promovimi i Kosovës, në çdo agjendë ndërkombëtare të Shqipërisë