Ballina Flash

Luiza Gega, e pesta në Europianin e atletikës

TIRANË, 10 qershor /ATSH/ Atletja Luiza Gega doli e pesta në europianin e atletikës me kohën 9.22.92.

Ky është rezultati më i mirë personal i sezonit për kampionen shqiptare.

Një garë shumë e fortë ajo e 3000 m me pengesa, në “Stadio Olimpico”, ku kampionia e Europës në fuqi, ka luftuar deri në metrat e fundit, për më tepër mes reshjeve të shiut.

Titulli i kampiones i shkoi francezes Finot, ndërsa në podium u ngjitën gjermania Krause dhe britanikja Bird.

Luiza Gega e mbylli në vendin e pestë pas kenianes që garon për Rumaninë, Rutto.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBilardisti shqiptar, Eklent Kaçi shpallet nënkampion bote
Artikulli tjetërMorinë, ndalohet shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar