Ballina Flash

Rama ndan pamje nga kanionet e Osumit

TIRANË, 9 qershor/ATSH/ Kanionet e Osumit në Berat, me madhështinë, lashtësinë, mitologjinë dhe bukurinë e tyre janë shndërruar në një destinacion turistik gjithmonë e më të pëlqyer për aventurierët e sporteve të “adrenalinës”.

Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Shqipëria e Bukur”, ndau sot në rrjetet social pamje nga Kanionet e Osumit, ku shihen peizazhe magjepsëse të kanionit dhe natyrës përreth.

“Në kanionet e Osumit”, shkroi Rama.

Pamjet që të ofrojnë kanionet e Osumit janë mahnitëse, gjithë lartësi, kontraste për sa i përket dritës, bimësi e larmishme, një atraksion i vërtetë për turistët vendas dhe të huaj.

Ndërsa rafting në Kanionet e Osumit është tashmë një nga guidat më të preferuara të turistëve të huaj, por edhe atyre vendas sidomos në stinën e verës.

Në një distancë prej 13 kilometrash dhe rrethuar me shkëmbinj prej 100 metrash, praktikuesit e rafting kalojnë shumë ujëvara si dhe një sërë operash arti natyral të krijuara nga erozioni, të pagëzuara me emra si “syri”, “porta e djallit”, “krokodili” apo “katedralja”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUEFA tur takimesh me ekipet pjesëmarrëse në EURO 2024 për rregulloren e arbitrimit
Artikulli tjetërVeliaj: PS u shërben të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim