Ballina Flash

Maratona “run4autism” në Parkun e Liqenit Artificial

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua mëngjesin e sotëm një maratonë prej 5 kilometrash, kushtuar kauzës së ndërgjegjësimit ndaj çrregullimeve të spektrit autik.

Kjo maratonë është e organizuar dhe ideuar nga organizata jofitimprurese “Progetto Filippide”, si një garë jokonkurruese ku të gjithë pjesëmarrësit u mblodhën në solidaritet në këtë event sportiv.

Veprimtaria “Run4Autism”, erdhi në kuadër të Javës së Kulturës Italiane, promovuar nga Ambasada e Italisë në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës. I pranishëm ishte edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në këtë ditë kushtuar sportit, miqësisë e solidaritetit, atletë, të rinj, nxënës shkollash e veçanërisht edhe familjarë të personave autikë, vrapuan së bashku për një të ardhme më të mirë. Kjo maratonë për rreth 5 km, u krye me qëllim sensibilizimin ndaj çështjes së autizmit duke vënë theksin edhe tek rëndësia që ka sporti si një mjet për gjithpërfshirjen sociale.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz: Vendimi për të lejuar Ukrainën të përdorë armët gjermane nuk kontribuon në përshkallëzim
Artikulli tjetër100-vjetori i rizbulimit të Butrintit, tradita e arkeologjisë italo-shqiptare