Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 30 maj 2024

TIRANË, 30 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh vranësirash në shtim nga orët e mesditës. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër kryesisht në juglindje e pjesërisht në lindje. Nga orët e pasdites reshjet e shiut ndërpriten në pjesën më të madhe të territorit. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/24 Re shi diell
Kukës 16/23 Re shi diell
Lezhë 19/25 Re shi diell
Dibër 12/221 Re shi diell
Durrës 18/26 Re shi diell
Tiranë 19/27 Re shi diell
Elbasan 17/27 Re shi diell
Berat 16/27 Re shi diell
Vlorë 17/26 Re shi diell
Korçë 10/19 Re shi diell
Gjirokastër 11/26 Re shi diell
Sarandë 17/27 Re shi diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPolicia e Kosovës sekuestron para nga një degë bankare në veri
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/5/2024