Ballina Flash

Nxënësit e shkollës artistike “Naim Frashëri”, koncert në COD

TIRANË, 29 maj/ATSH/ Takimi i tretë i aktivitetit “Tinguj në COD” ka sjellë instrumentistët dhe vokalistët e rinj, të shkollës artistike “Naim Frashëri”, Vlorë.

Në mjediset e hollit protokollar, në praninë e kryeveprës së Michelangelo Pistoletto-s “Në mes detit Mesdhe”, nxënësit interpretuan në instrumente të ndryshme muzikore pjesë klasike dhe bashkëkohore, duke shpalosur aftësitë në interpretimin dhe në lojën artistike të tyre.

Programi përmbante pjesë të ndryshme nga Moxart, Vivaldi, Paganini, por edhe këngë me motive shqiptare, të cilat gjallëruan atmosferën, me velat muzikore, por edhe me zërat e bukur të tyre. Aktiviteti u organizua nën kujdesin e stafit pedagogjik, me mbështetjen e bashkisë Vlorë si dhe Zyrës Arsimore Vlorë.

Eridana Çano, drejtore e përgjithshme e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, vlerësoi me certifikatë shkollën artistike “Naim Frashëri” Vlorë, si mirënjohje për angazhimin dhe punën e shkëlqyer.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRithemelimi i PD: Sulmi ndaj avokatit Mëngjesi, akt kriminal
Artikulli tjetërAgjencia e Trajtimit të Pronave rivlerëson 3758 vendime, me vlerë 15 miliardë lekë