Ballina Flash

Rikthehet spartakiada sportive në Shkodër

TIRANË, 28 maj/ATSH/ Spartakiada rikthehet në Shkodër pas më shumë se 30 vitesh. Lajmin e dha kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, përmes një postimi në rrjetet sociale. “Shkodra e sportit nuk është një hashtag. Fituesit në gara ditë pas dite janë dëshmia më e mirë”, shkroi Beci.

Kryebashkiaku i Shkodrës, në nisje të Spartakiadës, u uroi shumë suksese të gjitha shkollave, nxënësve e mësuesve. Ai e përshkroi si frymëzues entuziazmin e nxënësve të shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, të qytetit, që kishin mbushur pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në nisjen e spartakiadës.

Kjo ngjarje sportive i shërben masivizimit të sportit te të rinjtë dhe është një hap që vjen në prag të përgatitjeve që po bëhen për të mirëpritur aktivitetin “Shkodra, qyteti evropian i vitit 2025”.

Spartakiada nisi ditën e djeshme e do të vazhdojë deri më 31 maj, ku të gjitha shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit do të garojnë në disiplina të ndryshme sportive në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe stadiumin “Loro Boriçi”.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Spanja njeh shtetin palestinez, ndërsa përçarja e BE-së me Izraelin zgjerohet
Artikulli tjetërBalla: Policia do të bëjë gjithçka për luftuar armëmbajtjen pa leje