Ballina Flash

“Parada e Krenarisë”, komuniteti LGBTIQ+ marshon në Tiranë

TIRANË, 25 maj /ATSH/ Komuniteti LGBTIQ+ organizoi pasditen e kësaj të shtune një paradë sensibilizuese në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për herë të 12-të, në vendin tonë u organizua parada e komunitetit LGBTIQ+. Kjo paradë bëhet në vazhdimësi të aktiviteteve ku pjesëtarë të këtij komuniteti kërkojnë të drejta të barabarta, të mos diskriminohen dhe të mos bullizohen.

Me parullën “Çdo ngjyrë një familje” dhe thirrjet ‘Rruga është e jona!’, aktivistë të LGBTIQ+ marshuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit'”.

Të pranishëm në këtë marshim ishin edhe dy ambasadorë, ai britanik Alastair King-Smith si dhe ambasadori italian Silvio Gonzato. Parada nisi tek instalacioni “Reja”, për të vazhduar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri të Presidenca dhe më pas u rikthyen sërish tek “Reja”.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Habeck: Operacioni izraelit në Rafah është i paligjshëm
Artikulli tjetërFesta e kulturës dhe arsimit bullgar, Sako: Minoritetet, të integruara plotësisht në jetën e Durrësit