Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 22 maj

TIRANË, 22 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare kalimtare e hera-herës të dendura në relievet malore në veri e në juglindje nga orët e mëngjesit. Vranësirat në veri e përgjatë relieveve malore në juglindje do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në periudha afatshkurtra shtrëngata shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Pas orëve të mesditës reshjet humbasin territor e lokalizohen në veriperëndim të vendit dhe me intensitet të ulët.

Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut dhe prezencës së rërës në ajër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/27 Diell re shi
Kukës 11/25 Diell re shi
Lezhë 15/27 Diell re shi
Dibër 11/26 Diell re shi
Durrës 14/29 Diell re
Tiranë 18/28 Diell re shi
Elbasan 18/30 Diell re shi
Berat 16/30 Diell re shi
Vlorë 16/30 Diell re
Korçë 10/23 Diell re
Gjirokastër 14/28 Diell re
Sarandë 15/27 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz: Refuzojmë çdo paralele mes Izraelit dhe Hamasit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/5/2024