Ballina Flash

Përkujtohet Ernest Koliqi në ditën e lindjes

TIRANË, 20 maj/ATSH/ Më 20 maj të vitit 1903 lindi në Shkodër shkrimtari, përkthyesi, gazetari, mësuesi e botuesi Ernest Koliqi.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujtoi sot këtë erudit i cili ia kushtoi jetën e tij kryesisht letërsisë, por nuk i mungoi as skenës politike. Pas pushtimit nga Italia, Koliqi u emërua ministër i Arsimit dhe më vonë kryetar i Këshillit Koorporativ Fashist. Përtej kritikave për rolin e tij  në politikë, veprat si “Hija e maleve”, “Tregtarë flamujsh” dhe “Pasqyrat e narcizit”, janë ato që e vendosin në piedestal të letërsisë.

Me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Koliqi jetoi në Romë ku drejtoi revistën “Shejzat” si dhe katedrën e Gjuhës Shqipe, mbi bazën e së cilës u ngrit edhe Instituti i Studimeve Shqiptare. Në vitet `60 nisi përkthimin e “Lahutës së Malcis” në italisht dhe punoi edhe për të tjera vepra në mënyrë që të huajt të njihnin letërsinë shqipe.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Kosova s’duhet ta lidhë fatin e vet me Serbinë, objektivi anëtarësimi në BE dhe NATO
Artikulli tjetërZyrtarja e KiE: Ekspertizë në uljen e dosjeve të prapambetura në gjykata