Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 19 maj 2024

TIRANË, 19 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet në pjesën e parë të ditës me vranësira mesatare deri të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formë shtrëngatash. Më pas pas orëve të mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta në relievet malore në lindje deri në orët e pasdites. Më pas ndërprerje të reshjeve në të gjithë territorin. Mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/27 Re shi diell
Kukës 12/27 Re shi diell
Lezhë 13/27 Re shi diell
Dibër 10/27 Re shi diell
Durrës 15/29 Re shi diell
Tiranë 16/29 Re shi diell
Elbasan 15/31 Re shi diell
Berat 13/29 Re shi diell
Vlorë 16/28 Re shi diell
Korçë 6/21 Re shi diell
Gjirokastër 12/28 Re shi diell
Sarandë 15/27 Re shi diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Me të rinjtë e Akademisë Politike të PS-së
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/5/2024