Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 14 maj 2024

TIRANË, 14 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme kthjellimesh. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe afatshkurtra me intensitet të ulët. Këto reshje në relievet malore të vendit në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë përgjatë zonave luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era me shpejtësi 6-9 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/24 Diell re shi
Kukës 11/22 Diell re shi
Lezhë 13/23 Diell re shi
Dibër 7/22 Diell re shi
Durrës 14/25 Diell re shi
Tiranë 16/24 Diell re shi
Elbasan 13/25 Diell re shi
Berat 13/25 Diell re shi
Vlorë 15/24 Diell re shi
Korçë 8/19 Diell re shi
Gjirokastër 9/24 Diell re shi
Sarandë 15/22 Diell re shi

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Njohja e pensioneve me Greqinë në proces, presim hap tjetër të madh
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 14/5/2024