Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 13 maj

TIRANË, 13 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për javën që nisim përpara vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Masat ajrore që qarkullojnë do të jenë relativisht të lagështa.

Moti përgjatë gjithë javës parashikohet me kthjellime dhe vranësira në shtim kryesisht nga orët e mesditës, të cilat hera-herës pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në relievet malore lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Në zonat luginore prani e e mjegullës/ mjegullinës në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve. Parashikohet rritje graduale e temperaturave kryesisht ato të mesditës ku ditën e enjte pritet që vendet e ulta të arrijnë deri në 30 gradë Celsius.

Era parashikohet të jetë me drejtim juglindje – verilindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina kryesisht ditën e enjte e të premte fiton shpejtësi 12-16 m/sek. Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama publikon fotoalbumin nga takimi në Athinë: Një ditë e paharrueshme shqiptarie
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/5/20234