TIRANË, 5 maj/ATSH/ Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj kreu sot homazhe pranë memorialit “Nënë Shqipëri” për të nderuar dëshmorët që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Veliaj u përul në respekt të të rënëve pranë memorialit “Nënë Shqipëri”.
Ndërkaq, kryebashkiaku i Tiranës përcolli në rrjetet sociale pamje nga Tirana e zbukuruar me flamujt kuqezi në nder të 5 majit. “Sot, më 5 Maj, nderojmë të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit tonë. Lavdi dëshmorëve!”, shkroi Veliaj.
Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë jo vetëm rehabilitimit të Varrezave të Dëshmorëve, por dhe përkujtimit të datave dhe ngjarjeve historike për vendin tonë.























