TIRANË, 2 maj /ATSH/ Efektivët e Forcës Tokësore zhvilluan stërvitjen Drino24, ku kryen qitje luftarake me armë kolektive.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njofton se gjatë kësaj stërvitjeje efektivët e Forcës Tokësore treguan nivel të lartë profesionalizmi dhe përkushtimi.
Zhvillimi i qitjeve luftarake me armët kolektive u organizua me qëllim ruajtjen e operacionalitetit dhe përmirësimin e koordinimit të veprimeve në fushën e luftimit.
Sipas ministrit, përmes kësaj stërvitjeje, Forca Tokësore dëshmon një angazhim të lartë për përmirësimin e aftësive luftarake dhe ruajtjen e gatishmërisë operative në çdo moment.






















