Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 1 maj 2024

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të relativisht të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime të herëpashershme vranësirash mesatare deri dhe të dendura. Duke filluar prej orëve të mesditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në relievet kodrinore – malore të vendit. Në zonën e verilindje dhe në orët e mbrëmjes përgjatë ultësirës perëndimore reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore dhe në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë  me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 15/25 Diell re shi
Kukës 11/22 Diell re shi
Lezhë 14/25 Diell re shi
Dibër 12/21 Diell re shi
Durrës 15/26 Diell re shi
Tiranë 16/26 Diell re shi
Elbasan 15/27 Diell re shi
Berat 13/27 Diell re shi
Vlorë 15/25 Diell re shi
Korçë 10/20 Diell re shi
Gjirokastër 12/25 Diell re shi
Sarandë 16/23 Diell re shi

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Gati skena e çeljes së edicionit të tretë të Javëve Ndërkombëtare të Kulturës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/5/2024