Ballina Aktualitet

Meta: PL, program për ndaljen e shpopullimit

TIRANË, 1 maj /ATSH/ Partia e Lirisë zhvilloi sot mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar.

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën e tij në këtë mbledhje, u shpreh se, vendi ynë ka sot pagat dhe pensionet më të ulëta në rajon dhe Evropë.

“Nuk kemi kohë të pushojmë, nuk kemi kohë të ndryshkemi. Ne do të fitojmë dhe këtë do ta bëjmë me punë”, tha Meta.

Meta theksoi se, Shqipëria ka pagat e pensionet më të ulëta në rajon.

Ai theksoi gjithashtu se, kostoja e jetesës është rritur për shkak të rritjes së çmimeve.

Meta nënvizoi se, prioritet për Partinë e Lirisë është investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor.

“PL ka një program ambicioz me 5 prioritete me qëllim kthimin e 4 milionë shqiptarëve”, tha ai.

Duke u ndalur tek 5 prioritetet Meta vuri theksin tek ndalimi i shpopullimit dhe tek rritja e pensioneve dhe e pagave.

“Partia jonë është e qartë me 5 prioritete kryesore. Ndalimin e shpopullimit, rritje pensionesh dhe pagash, investimi në arsim dhe kapitalin njerëzor, bujqësia dhe ulja e kostos së jetesës. Programi i PL është ambicioz, realist”, përfundoi ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGonxhja: Mbi 1.3 milionë të punësuar në Shqipëri
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – Dhjetëra milionë njerëz përdorin fshehurazi WhatsApp pavarësisht ndalimeve