Ballina Ekonomi

Bashkëpunimin ndërkufitar për mbrojtjen e shëndetit të bimëve

TIRANË, 26 prill /ATSH/ Në kuadër të projektit rajonal AENOR, të financuar nga BE u zhvillua në Tiranë, takimi i parë me Zyrtarët e Lartë të Shëndetit të Bimëve (COPHs) për 6 Vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Serbi), ku Shqipëria kryesonte takimin me postin e presidencës.

Pjesë e këtij takimi, përveç ekspertëve ndërkombëtarë, ishte dhe përfaqësuesi i DG SANTE, Roman Vagner.

Ky takim ka si qëllim të promovojë bashkëpunimin ndërkufitar për mbrojtjen e shëndetit të bimëve, të harmonizuara me standardet dhe kriteret e legjislacionit të BE-së dhe Konventës Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Bimëve.

Pas diskutimeve dhe rekomandimeve nga COPHs, përfaqësuesit e vendeve përkatëse u dakordësuan për termat e referencës se si do funksionojë COPHs në vazhdimësi edhe pas përfundimit të projektit.

Gjithashtu u dakordësua ngritja e “Fokus Grupeve” për legjislacionin, mbikëqyrjen e dëmtuesve dhe të laboratorëve.

Takimet e COPHs do të vijojnë me takime dy herë në vit me të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIbrahimaj për konfliktin e bashkëshortit: Gjykata pushoi hetimin për mungesë provash
Artikulli tjetërNga rienergjizimi i PS, te diaspora, Klosi: Shqipëria 2030, transformim epokal i vendit