Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 24/4/2024

PEKIN (Kinë) – Vizitë e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

LONDËR (Mbretëria e Bashkuar) – Publikohet raporti vjetor i ”Amnesty International” për gjendjen e të drejtave të njeriut në mbarë botën.

SRI LANKA – Vizitë e presidentit iranian, Ebrahim Raisi.

BERLIN (Gjermani) – Takim mes kancelarit Olaf Scholz dhe kryeministrit britanik Rishi Sunak, i ndjekur nga një konferencë për shtyp.

REPUBLIKA E MAQEDONISË VERIORE – Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

VJENË (Austri) – Ankandi i një pikture të gjetur së fundmi nga piktori Gustav Klimt.

GJENEVË (Zvicër) – Konferencë për shtyp e Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së për çështjet globale të shëndetit.

PARIS (Francë) – Publikimi i raportit global të FAO-s mbi krizat e ushqimit.

PARIS (Francë) – Gjykata e Kasacionit vendos për ankesën e ish-kryeministrit Fillon dhe bashkëshortes të dënuar për punë fiktive.

BERLIN (Gjermani) – Prezantimi nga ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck i projeksioneve të pranverës ekonomike të qeverisë.

OKB – Takim i mbyllur i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndihmën humanitare për Gazën.

UASHINGTON (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) – Gjykata e Lartë e SHBA shqyrton ndalimin e abortit në shtetin e Idahos.

RABAT (Marok) – Forumi i biznesit Francë-Marok.

MADRID (Spanjë) – Tenis – Turneu ATP – Madrid Masters 1000./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e mërkurë, 24 prill 2024
Artikulli tjetër“Tendenze di Viaggio”: Shqipëria, një nga destinacionet më të bukura për pushime në 2024