Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë, 23 prill 2024

TIRANË, 23 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat i aktivitetit të masave ajrore të lagështa jugperëndimore.

Moti parashikohet i vranët në pjesën më të madhe të ditës në të gjithë territorin dhe me reshje shiu të cilat do të jenë prezentë qe në orët e para të 24-orëshit fillimisht në jug të vendit. Reshjet do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e rrebesheve afatshkurtra dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.  Reshe dëbore me intensitet të ulët në majat e maleve në verilindje të vendit.

Era do të fryjë  me drejtim verilindje – juglindje  me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era deri në orët e mesditës fiton shpejtësi deri 14m/sek ndërsa më pas ul intensitetin deri 9m/s.  Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon dotë jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/17 Re shi
Kukës 4/13 Re shi
Lezhë 8/17 Re shi
Dibër 4/11 Re shi
Durrës 9/20 Re shi
Tiranë 9/19 Re shi
Elbasan 8/19 Re shi
Berat 8/20 Re shi
Vlorë 11/19 Re shi
Korçë 4/14 Re shi
Gjirokastër 5/17 Re shi
Sarandë 10/19 Re shi

 

           

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDita Ndërkombëtare e Tokës, aktivitete ndërgjegjësuese për fëmijët në Durrës e Kurbin
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 23/4/2024