PRISHTINË, 22 prill/ATSH/-Presidentja Vjosa Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila mbahet sot nga ora 16:00 sipas orës tonë lokale.
Në seancën e KS të OKB-së, Osmani pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.
Presidentja po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara./KosovaPress/












