Ballina Aktualitet

Protesta e dhunshme e opozitës para bashkisë Tiranë, policia arreston 53-vjeçarin

TIRANË, 21 prill/ATSH/ Policia e Tiranës, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në lidhje me aktet e dhunshme gjatë protestës së datës 19 prill, përpara Bashkisë Tiranë, ndaloi sot shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Tiranë.

Në një njoftim për shtyp Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës bëri të ditur se gjatë protestës, 53-vjeçari ka kundërshtuar dhe ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Në protestën e organizuar në 19 prill përpara bashkisë Tiranë, thirrur nga Aleanca për Teatrin, u hodhën në drejtim të portës hyrëse të Bashkisë Tiranë sende të forta dhe lëndë piroteknike artizanale (molotov).

Po ashtu, një grup protestuesish tentuan të çajnë kordonin e Policisë, në portën tjetër të Bashkisë, nga krahu i sheshit “Skënderbej” dhe gjatë këtij momenti ka pasur konfrontim midis protestuesve dhe punonjësve të Policisë.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan pamje të Pukës së mbuluar nga dëbora
Artikulli tjetërKoçiu: Studentët e Mjekësisë i bashkohen fushatës për dhurim vullnetar të gjakut