Ballina Flash

Rama: Pranvera tipike e Malit të Gramozit

TIRANË, 11 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama solli sot pamje fantastike nga pranvera në malin e Gramozit.

“Pranverë tipike në malin e Gramozit në Kolonjë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Ndërsa bora po shkrin duke lënë pllanga nëpër luginat e malit, lulet alpine po lulëzojnë me ngjyrat e tyre intensive, duke i dhënë panoramës një bukuri të rrallë me kontraste të forta.

Mali i Gramozit me liqenin e tij akullnajor, monument natyre në një lartësi prej 2523 m mbi nivelin e detit është një nga atraksionet më të vizituara në Kolonjë.

Reshjet e borës dhe të shiut janë ushqimi kryesor i këtij ujëmbledhësi. Përreth ka bimësi të larmishme natyrore. Monumenti ka vlera shkencore, estetike e turistike.

Të apasionuarit pas lartësive, ngjiten në këto relieve të thyera për të ushtruar sportin e alpinizmit, të ecjeve malore dhe të admirojnë natyrën e rrallë të këtyre majave.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKuvendi, sot në seancë plenare
Artikulli tjetërSHBA – Biden premton mbështetje ‘të hekurt’ për Izraelin mes frikës së sulmit nga Irani