Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 7 prill 2024

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e diel vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë depërtimit të masave ajrore jugore si rezultat i aktivitetit të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites kryesisht të larta dhe transparente. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht në bregdetin jugor e lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri 12-16 m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/28 Diell
Kukës 10/24 Diell
Lezhë 12/27 Diell
Dibër 8/25 Diell
Durrës 12/26 Diell
Tiranë 14/27 Diell
Elbasan 13/28 Diell
Berat 10/27 Diell
Vlorë 11/26 Diell
Korçë 9/24 Diell
Gjirokastër 7/26 Diell
Sarandë 12/26 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBUDAPEST – Dhjetëra mijëra protestues kundër Orban
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/4/2024