Ballina Flash

Muzhaqi: Nis puna për ndryshimin e ligjit të vullnetarizmit

TIRANË, 2 prill/ATSH/ Në vijim të Strategjisë Kombëtare të Rinisë, si dhe në kuadër të nismës “Të rinjtë në Komunitet” që ka si synim nxitjen e vullnetarizmit dhe lehtësimin e angazhimit në vullnetarizëm, u mblodh sot grupi ndërinstitucional që filloi punën për ndryshimin e ligjit të vullnetarizmit.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri të ditur se ky grup ndërinstitucional me përfaqësi nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësimit; Agjencia Kombëtare e Arsimit Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, do të rishikojë dhe përditësojë ligjin për vullnetarizmin për t’iu përshtatur nevojave dhe ndryshimeve në këtë sektor.

“Të rinjtë janë ata që angazhohen më shumë në vullnetarizëm, së pari për të dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në komunitet, për të zhvilluar më tej aftësitë e tyre, dhe për të krijuar një rrjet të fuqishëm lidhjesh që do t’u shërbejë përgjatë gjithë jetës. Prandaj kontributi i të rinjve dhe shoqërisë civile do të jenë thelbësor në vijimin e procesit të rishikimit të ligjit të vullnetarizmit”, tha Muzhaqi.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEL AVIV – Netanyahu: Izraeli është përgjegjës për sulmin vdekjeprurës ndaj punonjësve të ndihmës
Artikulli tjetërGjykata shtyn seancën për çregjistrimin e Bashës si kryetar i PD