Ballina Flash

Parashikimi i motit, e shtunë, 30 mars

TIRANË, 30 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të thata dhe të ngrohta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-15 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 13/24 Diell
Kukës 11/22 Diell
Lezhë 13/24 Diell
Dibër 10/22 Diell
Durrës 13/26 Diell
Tiranë 13/26 Diell
Elbasan 13/27 Diell
Berat 12/27 Diell
Vlorë 13/27 Diell
Korçë 7/20 Diell
Gjirokastër 11/25 Diell
Sarandë 13/25 Diell

      

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Ukraina raporton dëme të mëdha në infrastrukturë nga sulmet ruse
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 30/3/2024