Ballina Flash

Gërvalla: Arbëreshët shembull unik i ruajtjes së gjuhës e identitetit shekullor

PRISHTINË, 30 mars/ATSH/ Me një pritje të ngrohtë dhe plot emocione në komunën e Shën Benedhitit,  shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka nisur vizitën në komunat arbëreshe në Kalabri të Italisë. Në takim me kryetaren e kësaj komune arbëreshe Rosaria Capparelli, ministrja Gërvalla shprehu falënderimet e saj për mikpritjen dhe vullnetin e gatishmërinë e arbëreshëve të Kalabrisë për të ndërtuar ura të forta bashkëpunimi me Kosovën në sferën e kulturës, shkëmbimeve tregtare dhe fushave të ndryshme.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLufta ndaj paligjshmërisë, Balla: Më shumë angazhim dhe bashkëpunim me qytetarët
Artikulli tjetërHumb jetën turistja kroate, operacion kërkim-shpëtimi për grupin e alpinistëve kroatë në Majën e Jezercës