Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 28 mars

TIRANË, 28 mars /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të ndikimit të masave ajore me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesë më të madhe të ditës, si dhe vranësira mesatare kalimtare në orët e mesditës të larta transparente.

Reshje shiu me intensitet të ulët në orët e para të ditës. Më pas reshjet ndërpriten në të gjithë territorin.

Mjegull/mjegullinë në zonat luginore në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim nga juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-12 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 7/18 Diell re
Kukës 7/12 Diell re
Lezhë 8/20 Diell re
Dibër 6/19 Diell re
Durrës 9/24 Diell re
Tiranë 11/24 Diell re
Elbasan 9/25 Diell re
Berat 9/25 Diell re
Vlorë 15/26 Diell re
Korçë 7/18 Diell re
Gjirokastër 10/26 Diell re
Sarandë 12/22 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Letonia: BE të shqyrtojë rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/3/2024