Ballina Aktualitet

Nikolla: Kosova, një hap më pranë Këshillit të Evropës

TIRANË, 27 mars /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndeti sot rekomandimin e Komitetit Politik të APKiE për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Kosova, një hap më pranë Këshillit të Evropës. Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi sot raportin dhe rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, u shpreh Nikolla në një reagim.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, Nikolla përshëndeti këtë sukses të merituar të Kosovës.

“Rikonfirmoj angazhimin tonë për të vijuar mbështetjen për Kosovën deri në anëtarësimin në KiE, në organizata të tjera ndërkombëtare, shtimin e njohjeve dhe rritjen e kontributit të Kosovës në marrëdhëniet dhe zhvillimet ndërkombëtare”, nënvizoi më tej Nikolla.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFelaj në Skoci, shkëmbim i eksperiencave mes dy parlamenteve
Artikulli tjetërGJERMANI – Pyetje për Holokaustin në testin e natyralizimit