Ballina Flash

Rama: Tablo e pranverës nga stanet e Murgës në Pukë

TIRANË, 25 mars /ATSH/ “Maja e Murgës”, 20 km nga Puka, është kthyer në destinacionin më të ri turistik, duke tërhequr vëmendjen e shumë turistëve vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga Maja e Murgës në Pukë, e ndodhur në 600 metra lartësi mbi nivelin e detit.

“Tablo e pranverës ashtu siç vetëm natyra di t’i kombinojë me ngjyrat më të bukura në stanet e Murgës në Pukë”, shkruan Rama.

Maja e Murgës është një ndër destinacionet turistike që ofron Puka.

Kjo hapësirë është tepër tërheqëse për të apasionuarit pas natyrës, malit, alpinizmit, lartësive, aventurës, etj.

Ngjitja e kësaj maje nuk është shumë e vështirë dhe me të mbërritur në destinacion, mund të shijohet liqeni i Komanit në një tjetër këndvështrim.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNikolla takon raportuesen për Shqipërinë në PE: Dialogu i qëndrueshëm mbështet reformat dhe përshpejton integrimin europian
Artikulli tjetërFOKUS – Florida kufizon qasjen e fëmijëve në median sociale