Ballina Flash

F1 – Australia stacioni i radhës

SIDNEJ, 24 mars /ATSH-AA/ – Australia do të jetë mikpritësja e garës së tretë të këtij sezoni në Kampionatin Botëror të Formula 1.

Gara me 58 xhiro do të zhvillohet në pistën “Albert Park” me një gjatësi prej 5,2 kilometra që ndodhet në Melbourne. Xhirot e renditjes do të mbahen nesër në orën 06:00, kurse gara më 24 mars të dielën në orën 05:00.

Dy garat e para të sezonit i fitoi piloti holandez i Red Bull-it, Max Verstappen.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

– Pilotët

1. Max Verstappen (Holandë): 51 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 36

3. Charles Leclerc (Monaco): 28

4. George Russell (Britani e Madhe): 18

5. Oscar Piastri (Australi): 16

– Ekipet

1. Red Bull: 87

2. Ferrari: 49

3. McLaren: 28

4. Mercedes: 26

5. Aston Martin: 13    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShfaqja “Shake Spirit” e Cirkut Kombëtar, Gonxhja: Akrobaci dhe performanca të mahnitshme
Artikulli tjetërHasani: Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, vendimtare në zhbërjen e ambicieve gjenocidale