Ballina Ekonomi

Mazniku: Reforma territoriale uli brenda pak vitesh borxhet e bashkive

TIRANË, 16 mars /ATSH/ Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku u shpreh sot borxhi i bashkive është ulur nga 12 miliardë lekë në vitin 2015 në 4.8 miliardë lekë në vitin 2023.

Ai theksoi se, reforma territoriale arriti të ulte detyrimet e prapambetura të bashkive.

“Nga 373 njësi administrative në vitin 2015, ku secila prej tyre krijonte borxhe, disa prej tyre edhe të fshehura, reforma territoriale arriti që brenda pak vitesh të ulte në mënyrë drastike detyrimet e prapambetura të bashkive”, theksoi Mazniku.

“Reformimi në 61 bashki provoi edhe njëherë se reforma e vitit 2015 ishte e duhura me rezultate të prekshme dhe pozitive”, shtoi ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE mbështet ligjin kundër punës së detyruar në zinxhirët e furnizimit
Artikulli tjetër4 muaj stërvitje në Turqi, Peleshi: FA, detashment të certifikuar të mjeteve fluturuese pa pilotë