Ballina Ekonomi

“Elian Eksport”, kontrata me 3 mijë fermerë në të gjithë Shqipërinë


TIRANË, 11 mars /ATSH/ “Elian Eksport” në Lushnjë është një ndër pikat e grumbullimit dhe eksportit më të mëdhenj të produkteve shqiptare në Evropë.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ndau në rrjete sociale shembullin e kësaj sipërmarrjeje familjare, si modelin ku të rinjtë janë të angazhuar me përkushtim në punët e bujqësisë.

Valbona Arapi, nga pika e grumbullimit “Elian Eksport” në Lushnjë, tregon se, kjo firmë është krijuar 25 vite më parë nga nëna e saj dhe tani aty punojnë të gjithë familjarisht.

“Në këtë firmë janë të punësuar 27 punonjës, që gjatë kohës së sezonit numri i të punësuarve shkon edhe 60 persona”, thotë ajo.

Nga kjo pikë grumbullimi eksporton çdo vit mijëra tonë perime e fruta në shumë shtete të Bashkimit Europian.

“Në vendet e Ballkanit dhe BE-së dërgojmë rreth 1 mijë kamionë në vit. Eksportet bujqësore janë të orientuara sipas sezonit, në dimër eksportohen kryesisht perimet si lakra, lulelakra në sezonin e pranverës janë domatet, speci, kastraveci etj., dhe në verë vijon eksporti i frutave, shalqirit, bostani etj.”, thotë Arapi.

Ajo tregon se pika e grumbullimit bashkëpunon dhe ka kontrata me mbi 3 mijë fermerë në të gjithë Shqipërinë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKalaja e Elbasanit, destinacion që duhet vizituar
Artikulli tjetërAlibeaj: PS të tregojë nëse do ta dështojë Komisionin e Reformës Zgjedhore