LONDËR, 10 mars /ATSH/ – Disa oficerë policie të North Yorkshire, një qark në Anglinë veriore janë surprizuar ndërsa kanë marrë një telefonatë se në timonin e një automjeti ‘’BMV X5’’ ndodhej një 11 vjeçar, shkruan il messaggero.it.
BMW-ja e cila tërhiqte edhe një rulotë të vjedhur u ndalua nga policia 45 minuta më vonë në autostradë.
I riu u arrestua me akuzën e vjedhjes dhe drejtimit të rrezikshëm. Ai më pas u lirua me kusht.
Nuk është habi arrestimi i një fëmije: në Angli, në fakt, përgjegjësia penale është edhe në moshën 10-vjeçare. /os/






















