Ballina Flash

Kuvendi, sot në seancë plenare

TIRANË, 7 mars /ATSH/ Parlamenti i Shqipërisë pritet të mblidhet këtë të enjte në ora 10:00, ndërsa në rend të ditës janë për t’u diskutuar katër projektligje.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca plenare pritet të nisë në ora 10:00, ndërsa në rend të ditës janë 7 pika.

Fillimisht do të diskutohet projektligji për “burimet ujore”, më tej do të jetë projektligji për “Turizmin”. Po ashtu, në rend të ditës është edhe projektligji për “Investimet Strategjike”, si dhe projektligji për “Mbrojtjen e konkurrencës”. Në fund, është dhe pika e diskutimeve jashtë rendit të ditës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSot 7 Marsi, Dita e Mësuesit
Artikulli tjetër7 mars 1887, hapet Mësonjëtorja e Parë Shqipe në Korçë