Ballina Aktualitet

Nikolla në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare në Paris

TIRANË, 6 mars /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po merr pjese në Samitin Botëror të Grave Kryeparlamentare, organizuar nga Kryetarja e Asamblesë Kombëtare të Francës, Yaël Braun-Pivet, i cili filloi punimet pasditen e sotme në Paris.

Samiti u kushtohet çështjeve të rëndësishme që lidhen me rolin e edukimit në ngushtimin e pabarazive të zhvillimit dhe luftën kundër dhunës ndaj grave si edhe nxitjen e pjesëmarrjes së grave në zhvillimin politik dhe shoqëror.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan pamje nga vizita në Lushnjë
Artikulli tjetërRUSI – Kreu i IAEA-s Grossi dhe Putini diskutojnë situatën në centralin bërthamor të Zaporizhias