Ballina Ekonomi

Nga 2 maji fluturime direkte Tiranë-Riga

TIRANË, 6 mars/ATSH/ Nga muaji maj nga aeroporti i Rinasit do të nisin fluturimet direkte Tiranë-Riga, Letoni (Latvia).
Lajmin e bëri të ditur Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA), i cili informon se fluturimet do të kryhen nga kompania ajrore “airBaltic”.
Sipas TIA-s fluturimet direkte nga Tirana për në Liga Letoni do të nisin më 2 maj me një frekuencë 2 herë në javë.

Në vitin 2023, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (Tirana International Airport) mirëpriti linja të reja ajrore si “Jazeera” dhe “Ryanair”, si dhe prezantoi destinacione si Napoli, Brindizi, Trieste, Lamezia Terme, Palermo, Selaniku, Comiso, Edinburgu, Mançesteri, Bukureshti, Kuvajti, Dammam, Stokholm Arlanda, Dusseldorf Weeze, Pragë, Varshavë Modlin dhe Roma Ciampino.

Përmes TIA-s fluturuan dhe linja të reja direkte, duke përfshirë “Iberia”, “Flyone” dhe “Tailwind”, duke e diversifikuar më tej portofolin e linjave ajrore.

Për më tepër, në vitin 2023 aeroporti prezantoi destinacione të reja çarter si Brno, Bilbao, Sarajevë, Lisbonë, Porto, Kishinau, Riga, Bratislava dhe Varshavë Radom.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEpopeja e UÇK-së, përkujtohet sakrifica e familjes Jashari
Artikulli tjetërKing-Smith: Lufta kundër korrupsionit mbetet një përpjekje e përbashkët