PRISHTINË, 4 mars/ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Evrpian (BE) në Kosovë, Tomas Szunyog, ka deklaruar të hënën se e vetmja rrugë drejt anëtarësimit të Kosovës në institucionet Euro-Atlantike është dialogu. Ai ka thënë se mungesa e progresit është mbyllje e derës.
Këto komente ambasadori Szunyog i bëri në panelin me temë “Hartimi i së ardhmes: Drejtimet e Politikave dhe Angazhimi Diplomatik”, ku mori pjesë ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Jefrrey Hovenier dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla.
Szunyog tha se në qendër të interesit të Këshillit të Evropës po qëndron Evropa Lindore dhe aktualisht jo Ballkani Perëndimor.
“Mënyra e vetme për të hyrë në procesin Evropian dhe Euro-Atlantik është progresi përmes dialogut. Progresi hap dyert, mungesa e progresit i mbyll ato”, theksoi Szunyog.












