Ballina Aktualitet

Basha: Post drejtues për gratë në çdo degë të PD-së

TIRANË, 2 mars/ATSH/ Partia Demokratike dhe Forumi i Gruas në PD, në bashkëpunim me  WDF dhe NDI, prezantuan sot shkollën politike,  “Sabiha Kasimati”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në fjalën që mbajti para të pranishmëve me këtë rast shprehu fillimisht mirënjohjen ndaj nënave e grave shqiptare.

“Unë e di që ditët janë shumë të vështira për çdo grua. Ato sakrifikojnë më shumë se kushdo për të siguruar mirëqenien e familjes, për t’u kujdesur për fëmijët dhe punët e përditshme të shtëpisë”, u shpreh ai.

Basha vlerësoi se sa më e sigurt, e pavarur dhe e sukseshme të jetë një grua, aq me e fortë do të jetë familja dhe më e shëndetshme do të jetë shoqëria.

Ai u ndal tek pozicioni i gruas në partinë që drejton. “T’i japim hapësirë në drejtim gruas shqiptare. Unë do të kërkoj që në çdo degë një grua të ketë një post drejtues”, u shpreh ai.

“Zëri i gruas është më i besueshëm se është dhe zëri i sakrificës më të madhe, është ajo që ashtu si për familjen e di kush është e mira apo e keqja edhe për Shqipërinë e njëjta gjë”, vijoi kreu i PD-së.

“Prandaj duhet të jeni ju që të ofroni zgjidhje, të jeni zëri kryesor i propozimeve në programin tonë dhe ato që e përhapin më pas derë më derë”, iu drejtua Basha anëtareve të Forumit të Gruas të kësaj partie.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHasani me homologun azerbajxhanas: Nxitje e bashkëpunimit në turizëm e ekonomi
Artikulli tjetërAlbanian ICT Awards, Gonxhja: Nevojë më shumë së kurrë për idetë dhe kontributet kreative