Ballina Flash

Parashikimi i motit, e diel, 25 shkurt 2024

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e dielë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të herëpashershme dhe afatshkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë territorin. Në orët e pasdites reshjet me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave. Mjegull / mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era bëhdt relativisht intensive dhe shpejtësi 12-18m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 10/20 Re shi pak diell
Kukës 11/19 Re shi pak diell
Lezhë 12/21 Re shi pak diell
Dibër 7/17 Re shi pak diell
Durrës 11/22 Re shi pak diell
Tiranë 13/21 Re shi pak diell
Elbasan 10/19 Re shi pak diell
Berat 13/22 Re shi pak diell
Vlorë 15/20 Re shi pak diell
Korçë 6/13 Re shi pak diell
Gjirokastër 9/15 Re shi pak diell
Sarandë 11/18 Re shi pak diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj në njësinë 11: Kemi ndërtuar 5 shkollat më të mira, model në vend
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 25/02/2024