Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 22 shkurt 2024

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare ndërsa duke nisur nga orët e vona të mbrëmjes shtim gradual vranësirash deri të dendura. Mjegull / mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 10-12m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/18 Diell re
Kukës 1/16 Diell re
Lezhë 8/18 Diell re
Dibër 0/15 Diell re
Durrës 7/19 Diell re
Tiranë 6/17 Diell re
Elbasan 4/16 Diell re
Berat 6/19 Diell re
Vlorë 4/18 Diell re
Korçë 0/12 Diell re
Gjirokastër 5/17 Diell re
Sarandë 10/19 Diell re

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz vonon dërgimin e sistemit “Taurus” në Ukrainë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/02/2024