Ballina Bota

GAZA – WFP pezullon ndihmat ushqimore

GAZA, 20 shkurt /ATSH-DPA/ – Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) ka pezulluar përkohësisht shpërndarjen e ndihmave ushqimore në Rripin verior të Gazës …nën bombardimet izraelite prej muajsh.

WFP njoftoi në një deklaratë se dërgesat do të rifillojnë vetëm kur të krijohen kushtet për shpërndarje më të sigurt.

Pas një pauze tre-javore, WFP rifilloi dërgesat në brezin bregdetar të Palestinës veriore të dielën. Që atëherë, megjithatë, skena kaotike dhe shqetësime kanë ndodhur gjatë shpërndarjes së ushqimit, raportoi WFP.

Njerëzit hipën në kamionë dhe në disa vende u grabitën kamionë të tërë me ushqime. Ka pasur edhe përplasje sporadike, me të shtëna me armë zjarri dhe sulm të një shofer kamioni.

WFP tha se po përpiqet të rifillojë dërgesat sa më shpejt të jetë e mundur. Situata në terren po përkeqësohet dhe gjithnjë e më shumë njerëz janë në rrezik nga uria, shtoi ai.   /os/

​

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAutoriteti i Aviacionit Civil, marrëveshje bashkëpunimi me AKISA-n
Artikulli tjetër“Fol Shqip”, AMA tryezë për mbrojtjen e gjuhës shqipe nga fjalët e huaja në media