Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 19 shkurt 2024

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i masave ajrore të thata e relativisht të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare më tepër prezente në relievet malore në lindje si dhe orët e mbrëmjes në një pjesë të madhe të territorit. Mjegull/mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-4m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/18 Diell
Kukës -2/14 Diell
Lezhë 0/17 Diell
Dibër -1/14 Diell
Durrës 4/17 Diell
Tiranë 5/18 Diell
Elbasan 4/20 Diell
Berat 4/20 Diell
Vlorë 4/17 Diell
Korçë -2/14 Diell
Gjirokastër 0/19 Diell
Sarandë 5/16 Diell

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBasha: Mbështetje pa kompromis për drejtësinë, fund pandëshkueshmërisë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19/02/2024