Ballina Aktualitet

Meta ndan mesazhin e Borrell për vdekjen e Alexei Navalny

TIRANË, 19 shkurt /ATSH/ Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shpërndau sot në profilin e tij në platformën X, mesazhin e kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Ne i shprehëm ngushëllimet më të thella të BE-së Yulia Navalnayas. Vladimir Putin dhe regjimi i tij do të mbajnë përgjegjësi për vdekjen e Alexei Navalnyt”, shkruan Borrell.

“Siç e tha edhe Yulia, Putini nuk është Rusi. Rusia nuk është Putin. Ne do të vazhdojmë mbështetjen tonë për shoqërinë civile të Rusisë dhe mediet e pavarura”, nënvizon ai më tej.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Ukraina: Një krim lufte”, ekspozitë fotografike në COD
Artikulli tjetërARRSH, devijim i pjesshëm i trafikut në rrugën Levan-Vlorë, shkak punimet për mirëmbajtje