TIRANË, 17 shkurt/ATSH/ Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në konferencën e Sigurisë në Mynih, duke diskutuar në panelin mbi “Ballkanin Perëndimor dhe çështjet aktuale, perspektivën e përbashkët dhe të ardhmen e sigurisë globale në një kohë sfidash”, i pyetur për marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë, tha se e dashuron vendin fqinj.
Rama tha se e do Greqinë dhe nuk mund ta fusin në asnjë mënyrë në konflikt me të.
“Probleme me Greqinë? Jo ne dashurojmë Greqinë. Nuk erdha në Mynih për të shqetësuar miqtë e mi Greqi. Dhe ato duan të më shohin, të dëgjojnë tonin e zërit kur them diçka, por unë e dua Greqinë dhe nuk na fusni dot në asnjë mënyrë, nuk na vini në konflikt me Greqinë. Ende nuk është zgjidhur nëse kafja është greke apo turke, por kur thashë kafe turke, e thashë se ka turq në Gjermani, jo se nuk është kafe greke. Prandaj u them miqve të mi grekë, të mos e keqkuptojnë kafen”, tha Rama.
/r.e/






















