Ballina Flash

16 Shkurti, Dita e Inxhinierit të Pyjeve

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ 16 Shkurti njihet në Shqipëri si Dita e Inxhinierit të Pyjeve.

Është një datë simbolike e diplomimit të 34 inxhinierëve të parë në sektorin e pyjeve në vitin 1964. Pas këtij brezi, me dhjetëra e qindra inxhinierë kanë ofruar kontributin dhe njohuritë e tyre profesionale në shërbim të ekonomive pyjore të vendit.

Falë përvojës dhe pasionit të inxhinierëve të pyjeve, të diplomuar në vend dhe jashtë tij, specialistëve dhe punonjësve të këtij sektori, bëhet shfrytëzimi racional i pyjeve, duke i ruajtur dhe shtuar sipërfaqet e pyllëzuara në vend.

Dita e Inxhinierit të Pyjeve mblodhi bashkë në shtëpinë e tyre, në Fakultetin e Shkencave Pyjore Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, Federatën e Pyjeve, Fondacionin CNVP, inxhinierë të diplomuar ndër vite, rektorin e UBT, drejtorin e APR-së bashkisë Tiranë, studentët e FSHP-së në një takim me temë: “Sfidat e të ardhmes të profesionit të inxhinierit të pyjeve”.

Diskutimet rreth kësaj teme ishin të shumta dhe të frymëzuara nga pasioni i zjarrtë që karakterizon inxhinierin e pyjeve për profesionin dhe dashurinë për natyrën.

Në mirënjohje të të gjithë brezave të inxhinierëve të pyjeve, ju njohim sot me disa prej tyre, të cilët prej një jete japin kontributin e tyre në pyje dhe në territoret e zonave të mbrojtura.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama takim me Xhaferrin në Mynih: Bashkëbisedim vëllazëror mbi sfidat e përbashkëta
Artikulli tjetërGJENEVË – OKB: Rusia të lirojë të burgosurit e mbajtur për ushtrimin e të drejtave të tyre