Ballina Flash

Parashikimi i motit, e mërkurë, 7 shkurt 2024

TIRANË, 7 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura dhe kryesisht vranësira të larta dhe transparente. Në zonën e veriperëndimit në pjesën e parë të ditës reshje shiu të izoluara dhe afatshkurtra si dhe intensitet të ulët. Prezencë e mjegullës së dendur / mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 3/16 Diell re
Kukës 0/17 Diell re
Lezhë 2/17 Diell re
Dibër 0/16 Diell re
Durrës 3/20 Diell re
Tiranë 4/21 Diell re
Elbasan 5/21 Diell re
Berat 0/22 Diell re
Vlorë 0/20 Diell re
Korçë -1/16 Diell re
Gjirokastër -3/18 Diell re
Sarandë 2/20 Diell re

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Një shpërthim pranë anijes greke të mallrave në brigjet e Jemenit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/02/2024