Ballina Flash

Shkodër, rivitalizim kulturor i hapësirave publike

TIRANE, 4 shkurt/ATSH/ Bashkia e Shkodrës nisi zbatimin e projektit për rivitalizimin kulturor të hapësirave publike.

Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci i cili postoi në rrjetet sociale elementin e parë të vendosur në rrugë.

“Kemi nisur zbatimin e një projekti kompleks si “Rivitalizimi Kulturor i Hapësirave Publike”. Është vendosur elementi i parë kompozues, një “prekje artistike”, e kuruar me kujdes dhe e instaluar nga skulptori Petrit Bilali dhe disa studentë të departamentit të arteve, Shkodër”, u shpreh Beci.

Sipas tij, ky është vetëm hapi i parë i zbatimit të këtij projekti që i kthen hapësirat publike në hapësira kulturore.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakUjëmbledhësit e Gjirokastrës, monumente të trashëgimisë kulturore
Artikulli tjetërJanari shtoi vizitorët dhe të ardhurat nga biletat në Kalanë e Rozafës