TIRANË, 2 shkurt /ATSH/ Qeveria po zgjeron investimet në Shkodër, me qëllim nxitjen e turizmit në këtë rajon.
Punimet për ndërtimin e molit tek ura e vjetër e Bunës po vijon me ritme të shpejta. Ky investim pritet të ketë ndikim të dukshëm jo vetëm në lundrimin e Bunës dhe liqenit të Shkodrës por edhe në turizëm. Ky investim, që kap vlerën e rreth 1.2 milion eurove, pritet të ndikojë në zhvillimin e turizmit në Shkodër.
Aktualisht po punohet në ndërtimin e mureve ku parashikohet që të ankorohen edhe mjetet e vogla lundruese, ndërsa një investim të tillë e vlerësojnë edhe qytetarët.
Pjesë e rikualifikimit të molit është edhe rikonstruksioni i ujësjellësit të Zogajve.












