TIRANË, 1 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë terrirritorin e vranësira të pakta kalimtare në orët e pasdites dhe mbrëmjes. Prani e ngricave përgjatë akseve rrugore në relievet malore. Prezencë e mjegullës së dendur / mjegullinës dhe reduktim shikimi në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 0-1 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | -1/15 | Diell |
| Kukës | -3/11 | Diell |
| Lezhë | 3/16 | Diell |
| Dibër | -2/9 | Diell |
| Durrës | 0/17 | Diell |
| Tiranë | 1/16 | Diell |
| Elbasan | -2/16 | Diell |
| Berat | -3/16 | Diell |
| Vlorë | 0/17 | Diell |
| Korçë | -4/7 | Diell |
| Gjirokastër | 0/16 | Diell |
| Sarandë | 5/17 | Diell |














